Jupa: Do të jem përherë në shërbim të qytetarëve

Zgjedhjet lokale 2017 September 26, 2017 - 23:14

Bekim Jupa kandidat i PDK-së pêr asamblenë komunale të Gjakovës ka vazhduar të martën fushatën parazgjedhore në këtë qytet

Ja statusi i tij i plotë në rrjetin social Facebook:

Sot në kuadër të vizitave te shumta, vizitova disa biznese të Komunës së Gjakovës, njëra ndër ato ishte edhe Industria e prodhimit gypave të plastikës "INOVA", ku u njoftova për së afërmi me procesin e punës në këtë fabrikë moderne të prodhimit, që është pronë e familjes Batalli. Industria e Gypave të Plastikës INOVA e themeluar në vitin 1989 është ndërmarrja e parë private në Kosovë dhe Rajon për prodhimin e gypave të plastikës dhe i ka të punësuar mbi 30 punëtorë, kompani shumë e fuqishme dhe shembull për Republikën e Kosovës. Në këtë rast, unë si kandidat ju premtova që nëse do të jem Anëtar i Kuvendit Komunal, do të jem përher në shërbim të qytetarëve dhe një kujdes të veçantë do t'ju kushtoj prodhuesve dhe ndërmarrësve të Komunës së Gjakovës. (A.S)

Image
Të rekomanduara