Kryeziu: Rëndësi të veçantë do t’i japim arsimit profesional

Zgjedhjet lokale 2017 September 27, 2017 - 23:10

Sa i përket shëndetësisë, plani i kandidatit të LDK-se për Rahovecin, Ibrahim Kryeziu, është i orientuar kah funksionalizimi i QKMF-ve, veçanërisht shërbimeve specialistike si dhe funksionalizimi i ambulancave.

“Kemi disa ambulanca të mjekësisë familjare që nuk janë funksionale, do të angazhohemi që këto të kenë mjek të përhershëm. Besoj që mund të rritet numri i mjekëve dhe të ketë shërbim më të mirë. Gjithashtu do të ofrojmë shërbime mobile për të sëmurët kronik” ka thënë Kryeziu.

Ndërkohë sa i përket arsimit në këtë komunë Kryeziu ka premtuar përmirësimin e kushteve nëpër shkolla, menaxhim më të mire, përderisa ka thënë që rëndësi të veçantë do t’i jap arsimit profesional si dhe mësimit joformal, njofton Klan Kosova.

Të rekomanduara