Sabiha Shala vazhdon takimin me qytetarë dorë në dorë

Zgjedhjet lokale 2017 September 28, 2017 - 17:54

Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, znj. Sabiha Shala ka vizituar lagjen “Haxhi Zeka” në Pejë ku ka takuar banorët e kësaj bashkësie territoriale.

Shala përmes bashkëbisedimit me qytetarë ka pranuar shumë ankesa nga ana e tyre për pushtetet e kaluara që kanë qeverisur me Pejën

Shala u premtoi banorëve të lagjës se problemet elementare siç janë infrastruktura rrugore, ndriçimi publik, papastërtia, furnizimi me ujë dhe problemet e tjera elementare do të marrin fund në mandatin e saj qeverisës për faktin se të  merresh me rregullimin e problemeve elementare për qytetarë nuk është mburrje, nuk është privilegj, nuk është as sukses por është obligim i secilit kryetar.

Përtej kësaj Sabiha Shala u premtoj banorëve se Peja do të qeveriset pa korrupsion dhe me transparencë të plotë duke ia dhënë qytetarit rolin që i takon për një qeverisje të përbashkët.

Image

Image

Image

Image

 

Të rekomanduara