Abrashi: Do të krijojmë 30 mijë vende të reja të punës

Zgjedhjet lokale 2017 September 28, 2017 - 19:52

Në manifestimin kryesor të hapjes së fushatës zgjedhore, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se kryeqyteti i Kosovës ka humbur shumë në këto katër vitet e fundit, derisa u ka bërë thirrje qytetarëve ta përkrahin atë dhe ekipin që ai udhëheqë për ta bërë ndryshimin e madh në Prishtinë.

Abrashi është zotuar se për katër vitet të qeverisjes së tij do të krijojë 30 mijë vende të reja të punës.

“Është fondi i punësimit që synon të krijojë vendet të reja pune në sektorin privat, përmes zgjerimit të zonave industriale dhe masave aktive sikurse subvencionimi i pagave , grante të vogla për ‘start up’-e , grante për biznese, përkrahja e grave në themelimin bizneseve të tyre dhe grante për të rinjtë të cilët janë posa të diplomuar. Brenda mandatit synojmë që ti krijojmë 30 mijë vende të reja të punës në Prishtinë. Ulja e tatimit në pronë është një prej vendimeve të cilën do të marrim si krerë të Komunës së Prishtinës. Shtyllë e tretë të cilën e kemi ne synime është shtrirja e ngrohjes qendrore dhe zgjerimi i rrjetit”, tha Abrashi.

Ai po ashtu ka thënë se synimi i tyre do të jetë edhe arsimi, që nënkupton ndërtimin e shtatë shkollave të reja në ato lokacione në të cilat ka nevojë. Abrashi ka premtuar spitalin e Prishtinës, për të cilin tha se është projekt që është zvarritur që katër vjet .

Po ashtu synim tjetër në investimet në projekte madhore do të jetë edhe ndërtimi i Qendrave të Mjekësisë Familjare në ato zona që ka nevojë. Abrashi po ashtu ka kritikuar punën e deritashme duke thënë se ka ardhur në përfundim që Prishtina ka mbetur peng i politikave të këqija. Sipas tij, Prishtina ka nevojë për diçka të re. Poashtu ai me nostalgji e kujton kohës sa i ishte ministër i Punës, ku ka zgjidhur problemet madhore siç tha ai si çështja e veteranëve dhe invalidëve të luftës. /Telegrafi/

Image
Të rekomanduara