Shikuesit i brohorasin ‘Coca-Cola zero’ Shpend Ahmetit, në mes të debatit

Zgjedhjet lokale 2017 September 28, 2017 - 20:19

Kryetari i Prishtinës SHpend Ahmeti, është ndërprerë disa herë derisa ishte duke prezantuar programin e tij në emisionin e Jeta Xharrës për zgjedhjet lokale.

“Vështirë është të flasim për 100 zotime në dy minuta, megjithatë ju e dini që Prishtina sot është me autobusa të ri, me ujë 24 orë, përmisim të qendrave mjekësore e deri te shtrimi i rrugëve më shumë se secila qeversije”, ka thënë Ahmeti.

Në atë moment, spektatorët prezentë në sallë, kanë nisur të brohorasin “Coca-Colla zero” duke e bërë atë që të ndërpresë fjalimin. Në sekondat që i mbetën ai foli edhe për synimet në mandatin e dytë. “Fokusi për mandatin e dytë ka të bëjë me Prishtinën qytet dhe kryeqytet në cdo lagje. Pastrimi i mbeturinave, ofrimi i hapësirave sportive në cdo lagje, ta zgjidhim problemin e parkingut etj”, ka thënë Ahmeti. /Zeri./

Të rekomanduara