Polemikë Ahmeti - Abrashi, ky i fundit nuk përmbahet ndaj të parit të Prishtinës

Zgjedhjet lokale 2017 September 28, 2017 - 20:39

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke folur për Prishtinën, tha se e kupton Arban Abrashin që po merret me kryeqytetin vetëm që 7 ditë.

Mirëpo, këto fjalë nuk i ka pritur mirë Abrashi. Kandidati i LDK-së, i është kundërpërgjigur Ahmetit, duke thënë se e njeh Prishtinën shumë më mirë se sa ai.

“E di dhe e njoh Prishtinën më mirë se kryetari aktual”, ka thënë Abrashi.

Më tutje, ai ka folur edhe për disa probleme me të cilat, sipas tij, Ahmeti nuk është marrë asnjëherë.

“E di edhe si duhet të trajtohet problemi më qentë endacak, cka kryetari aktual nuk e ka marrë mundin asnjëherë të merret me to. E më pas, normalisht do të merremi edhe krijimin e parkingjeve të mjaftueshme për qytetarët e Prishtinës që të hiqet ky kaos”, ka thënë ai./Zeri/

Të rekomanduara