Milaim Zeka: Për herë të parë pajtohem me Isa Mustafën

Zgjedhjet lokale 2017 September 28, 2017 - 21:59

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se pajtohet për herë të parë me dy deklarata të Isa Mustafës, kreut të LDK-së.

Ai ka thënë se është me të njëjtin mendim me Mustafën kur thotë për Vetëvendosjen se “Prishtina nuk udhëhiqet me FB” dhe se “po të mos ishte PDK-ja, VV kurrë nuk do ta fitonte Prishtinën”.

Më poshtë gjeni komentin e plotë të Zekës:

Hera e pare qe pajtohem me Isa Mustafen

Sot, Isa Mustafa, ia beri dy goditje te verteta VV-se, dhe Prishtines.

E para tha qe "Prishtina nuk udhehiqet me FB", dhe e dyta, "po te mos ishte PDK-ja, VV kurr nuk do ta fitonte Prishtinen.

Pajtohem plotesisht. Desha vetem te them edhe diçka: kujdes kend po e votoni ne keto zgjedhje, sepse populli yne thote: "Mos ja jep shtagen budalles, sepse te bjen"!
Prandaj kujdes...!

Të rekomanduara