Mustafa për Prishtinën: Të shkojnë ata që dështuan – s’qeveriset nga Facebook-u

Zgjedhjet lokale 2017 September 28, 2017 - 23:45

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se qytetarët e Prishtinës duhet të japin përkrahjen e tyre për kandidatin e LDK-së, Arban Abrashin, njofton Klan Kosova.

Mustafa ka kritikuar qeverisjen e kaluar nga Shpend Ahmeti duke e quajtur “qeverisje nga Facebook-u”.

“Të gjithë në përkrahje të Arban Abrashit për kryetar të kryeqytetit. Duhet të shkojnë ata që dështuan. Komuna kërkon punë, nuk qeveriset me Facebook”, ka shkruar Mustafa në Facebook

Të rekomanduara