Jupa: Zotohem se do të jem zëri i qytetarëve në Asamblenë Komunale
Zgjedhjet lokale 2017
September 30, 2017 - 20:23
Kandidati i PDK-së, për asamble Komunale në Gjakovë, Bekim Jupa, së bashku me deputetin Hajdar Beqa si dhe me kandidatin për kryetar komune, Ramadan Hoti, vizituan fshatin Botushë të Gjakovës.
Jupa përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, ka bërë të ditur se është zotuar para qytetarëve se për katër vitet e ardhshme do të jetë zëri i tyre në Asamblenë Komunale. (A.S)
Postimi i plotë:
Sonte, së bashku me deputetin z.Hajdar Beqa dhe kandidatin për kryetar komune z. Ramadan Hoti, kishim një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Botushë, ku u zotuam se për katër vitet e ardhshme do të jem zëri i tyre në Asamblenë Komunale.
Pdk
#BekimJupa10

