Pacolli: Ta zhvendosim UP-në në një vend më të dinjitetshëm

Zgjedhjet lokale 2017 October 03, 2017 - 18:52

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli gjatë prezantimit të programit për qeverisjen e Prishtinës tha se nëse Selim Pacolli, kandidati i AKR-së për kryetarë të Prishtinës donë të jetë i suksesshëm atëherë ai duhet ta zhvendos Universitetin e Prishtinës, raporton “Zeri.info”.

"Universiteti i Prishtinës mund të zhvendoset pa i kushtuar vendit asgjë. Tokat më të mira janë të universiteti dhe vlera e kësaj toke ndërton jo vetëm një por shumë universitete. UP-ja duhet të jetë një vend ku studentet kanë hapësira standarde", ka thënë ai

Ndërsa për pjesën bosh të Universitetit tha thënë se mund të bëhen qendra dhe parkingje dhe të formohet qendra me unikale në Ballkan që siç tha ai do të quhet " qendra pa mure".

Të rekomanduara