Pacolli: Do t’i krijojmë Prishtinës hapësira unike në Ballkan
Mbrëmë kandidati për kryetarë të Prishtinës nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Selim Pacolli nen moton “politikanët flasin, menaxherët veprojnë”, ka prezantuar programin e tij qeverisës për kryeqytetin, shkruan "Zeri.info".
Ai ka shpalosur pikat kryesore të programit të tij për të cilat tha se do të i përmbushë ashtu siç i ka përpiluar.
Ndërkaq kreu i kësaj partie Behgjet Pacolli tha se më Selmin Pacollin kryetarë të Prishtinës kryeqyteti do të ndërrojë krejtësisht. Ai ka thënë se në partinë e tij nuk ka politikanë por menaxherë të mirë.
"Ndihem i përmbushur nga energjia pozitive. AKR nuk ka prodhuar politikan por menaxhere njerëz dijnitoz dhe të punës. Kjo është pika jonë e fortë", tha ai.
Tutje Pacolli tha se askush s’mund të jetë politikan i mirë nëse nuk është edhe menaxher i mirë. Selimi është i tille ka thënë ai.
Kreu i AKR-së gjate prezantimit të programit për qeverisjen e Prishtinës tha se nëse Selim Pacolli kandidati i AKR-së për kryetarë të Prishtinës donë të jetë i suksesshëm atëhere ai duhet ta zhvendos Universitetin e Prishtinës. "Universitetin e Prishtinës mund të zhvëndoset pa i kushtuar vendit asgjë. Tokat më të mira janë te universiteti dhe vlera e kësaj toke ndërton jo vetëm një por shume universitete. Universiteti i Prishtinës duhet të jetë në një vend ku studentët kanë hapësira standarde", ka thënë Pacolli.
Ndërsa për pjesën bosh të Universitetit tha thënë se mund të bëhen qendra dhe parkingje dhe të formohet qendra më unikale në Ballkan të cilën e quajti "qendra pa mure". Ai gjithashtu tha se me Selimin kryetarë parku i Gërmisë do të zhvendoset në qendër të Prishtinës. Po ashtu ai tha se kryeqyteti do të i ketë autobusë elektrikë që do të lëvizin nëpër kryeqytet.
Kurse kandidati për kryetarë të komunës së Prishtinës nga partia Aleanca Kosova e re (AKR), Selim Pacolli ka thënë se me përpikëri do të i implementojë të gjitha këto që janë përmendur.
Ai tha se do te i implementoj të gjitha pikat të cilat i ka paraqitur në programin e tij për Prishtinën. "Unë do te jem besnik i të gjithë qytetarëve dhe do ti implementoj të gjitha ato që vëllai im i paraqiti sot", tha ai.
Ai tha se do te punoj për pensionistet " do ti ndjek ne çdo moment, do ua shtrije dorën e ndihmës", tha ai./Zeri/.