Banorët e Bashkësisë lokale 1 dhe 2 përkrahin fuqishëm Bekim Jupën
Bekim Jupa, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për asamble komunale të ka vazhduar edhe të martën fushatën parazgjedhore në Gjakovë, ku gjatë ditës është takuar më qytetarë të shumtë, të cilët po i ofrojnë përkrahje të pa rezerve që Jupa të jetë deputet në Asamblene Komunale të Gjakovës.
“Sonte kisha kënaqësinë të takoj qytetarët e bashkësive lokale 1 dhe 2, me ç'rast u njoftuam me problemet të cilat ballafaqohen banorët e këtyre bashkësive lokale. Unë si kandidat për Asamblenë Komunale, ju premtova që do të jem zëri i tyre për zgjidhjen e problemeve të këtij komuniteti!” ka shkruar Jupa në profiling e tij në rrjetin social Facebook.
Jupa thotë se nga fillimi i fushatës e deri më tash ka zhvilluar shumë takime me qytetarë, ku nga afër ka parë hallet e tyre, por edhe ka mësuar për problemet me të cilat ata po ballafaqohen çdo ditë. “Qytetaret e komunës së Gjakovës po mbështesin fuqishëm kandidaturën, që unë të jem pjesë e asamblesë së ardhshme. Po ju zotohem se me xhelozi do të përfaqësoj secilin qytetar të qytetit dhe 87 fshatrave të kësaj komune” ka thënë Jupa. (A.S)


