Shaqir Totaj prezanton planin për ‘mjekun familjar në shtëpi’

Zgjedhjet lokale 2017 October 03, 2017 - 21:39

Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj gjatë takimit me dhjetëra punëtorë shëndetësorë të angazhuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare ka përgëzuar ata për punën e mirë duke thënë se mjekësia familjare është shembull.  

Ai ka premtuar më shumë përkrahje duke prezantuar edhe konceptin e mjekut familjar në shtëpi i cili është një praktikë shumë e njohur në perëndim dhe duhet patjetër të filloj edhe në Prizren.

“Shëndetësia do të jetë njëra prej prioriteteve kryesore. Gjatë vizitës në Qendrën e Mjekësisë Familjare premtova se do të punojmë 24 orë për të ofruar shërbime edhe më efikase duke promovuar konceptin e “Mjekut familjar në shtëpi”. Kushte më të mira pune e pajisje moderne do ti mbaj në fokusin tim primar” ka thënë Totaj.

Image
Të rekomanduara