Përplasen keq dy kandidatë për kryetar të Istogut
Zgjedhjet lokale 2017
October 04, 2017 - 20:52
Kandidati i Iniciativës të Pavarurit e Istogut Arif Elshani dhe kandidati i LDK-së Haki Rugova kanë debatuar ashpër në debatin Jeta në Kosovë.
Elshani e ka kundërshtuar Rugovën duke i thënë se po bën marrëveshje të fshehura me shtetet tjera, dhe nuk po i informon drejt qytetarët e Istogut.
“Ka më shumë se një vit që Rugova po nënshkruan marrëveshje sekrete, të cilat nuk e dimë se për çka bëhet fjalë” ka thënë Elshani.
Më tej Elshani ka ironizuar me Rugovën kështu duke iu referuar vetëm në emër dhe jo në postin që ai e mban.