Beqir Sadikaj i PDK-së, akuzon Haki Rugovën e LDK-së

Zgjedhjet lokale 2017 October 04, 2017 - 21:13

Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut Beqir Sadikaj në “Debat Pernime”,  ka akuzuar kryetarin aktual si dhe kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës, Haki Rugovën, se drejtorët bursat edhe serat u janë ndarë përkrahësve të LDK-së.

“Ekzistojnë në Istog  11 shkolla fillore bazë dhe me paralele të ndamë, ekzistojnë edhe dy shkolla të mesme, me garancion, me çdo gjë, me moral  ju garantoj asnjë drejtor nuk është tjetër veç i LDK-së. Këta edhe serat kur i kanë nda edhe çka kanë ba edhe bursat kur i kanë nda, i kanë nda të LDK-së”, ka përfunduar Sadikaj.

Në anën tjetër sa i përket kësaj, nuk pati replikë nga Haki Rugova./21Media

Të rekomanduara