Ahmeti: Mandati i dytë i plotë, me Kuvend Komunal
Kandidati i Prishtinës, Shpend Ahmeti vizitoi qytetarët e Kodrës së Trimave ku tha se Vetëvendosje po rritet hovshëm, dhe tashmë fitorja sipas tij, është e padiskutueshme.
“Kjo rritje është shenjë e mirë për Kosovën në përgjithësi dhe për Prishtinën në veçanti. Mandatin e dytë do ta kemi mandat të plotë – me fitore të thellë, dhe me Kuvend Komunal. Do të punojmë në vazhdimësi bashkë me të gjithë qytetarët e Prishtinës, për ta zhvilluar qytetit dhe për t’i shtrirë shërbimet tona njësoj në çdo lagje”, theksoi Ahmeti.
Deputeti Glauk Konjufca në fjalën e tij të rastit tha se qeverisja e Vetëvendosjes në Prishtinë i ka dhënë fund spekulimeve të kundërshtarëve për mënyrën e qeverisjes së kësaj partie, njofton Klan Kosova.
“Ata shpifnin për ne, sepse i frikësoheshin qeverisjes sonë. I frikësoheshin, sepse e dini shumë mirë që në momentin kur Vetëvendosjes s i jepet rasti ta tregojë veten, do të pamundësohet kthimi prapa, dhe nuk do të mund të na ndalin më. E uroj Shpendin për mandatin e dytë, e kësaj radhe bashkë me shumicën në Kuvend Komunal”, ka thënë ai.