Rugova i kundërpërgjigjet Dreshajt: A jam i çmendur të ngris një palestër mbi eshtrat e stërgjyshërve të mi?

Zgjedhjet lokale 2017 October 04, 2017 - 23:08

Kryetari aktual i Istogut dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat, Haki Rugova ka mohuar faktin se palestra sportivee Istogut është e ndërtuar mbi varrezat masive, njofton Klan Kosova.

Rugova në emisionin “Magazina Lokale” në Klan Kosova i është kundërpërgjigjur Gani Dreshajt, kandidatit të AAK-së për Istogun, duke i thënë që nuk ka fakte për këtë gjë.

“Nuk ka varreza aty ku supozohet, jo në atë pikë por në pjesën e poshtme dhe nuk ka fakte”.

“Jam marrë me këtë çështje, janë të zhdukur që janë babgjyshi i Ibrahim Rugovës dhe baba i Ibrahim Rugovës”.

“A jam i çmendur të ngris një palestër mbi eshtrat e stërgjyshërve të mi”, përfundoi ai.

 

Të rekomanduara