Totaj: Investimet në Lubizhdë të Prizrenit model për lagjet e tjera
Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj po vazhdon me fushatën e tij intensive duke takuar gjatë ditës grupe të ndryshme të interesit në qytet ndërsa në mbrëmje në lagje dhe fshatra të komunës.
Sot pasdite ai ka qëndruar në fshatrat e rajonit të Zhupës dhe në një lagje të re të qytetit ku duket se është befasuar nga prania e madhe e njerëzve. Madje këtë edhe e ka shkruar në faqen e tij në Facebook.
“Vazhdojmë edhe sonte me takime të shumta me qytetarë të cilët po e përkrahin forcën e ndryshimit. Në Lubizhdë të qytetit u konfirmua sërish mbështetja për PDK-në nga prania e madhe e njerëzve ashtu sikurse në lagjen Arbana dhe fshatin Gërnqar. Takuam qindra përkrahës të cilët i besojnë PDK-së dhe programit tim për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare që do të fokusohet në zhvillim ekonomik, arsim cilësor me shkolla të reja, investime të reja në bujqësi e blektori, ujë 24 orë dhe shëndetësi efikase” ka shkruar Totaj.