Vëllau i Donika Kadajt po e mbështet kandidatin e AAK-së në këtë komunë (Foto)
Zgjedhjet lokale 2017
October 05, 2017 - 17:55
Kandidatura e Gani Dreshajt po vlerësohet si tejet e fuqishme në Istog. Kjo është parë edhe në një debat televiziv mbrëmë ku Dreshaj ishte mjaft konkret në planin e tij.
Kandidaturën e tij duket se po e përkrahë moralisht edhe vëllau i ish deputetes së AAK-së, Donika Kadajt. Së paku kjo është vërejtur me komentet në rrjetet sociale.
Anton Kadaj, vëllau i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje i shprehte mbështetjen Dreshajt në përgjigjet ndaj kryetarit aktual, Haki Rugovës.
Vëllau i Donika Kadajt dhe vetë deputetja e njohur me siguri se nuk ia kanë harruar Dreshajt të mirat që i kishte bërë në të kaluarën ai për ta.
Ishte pikërisht Gani Dreshaj ai që e kishte financuar fushatën e Donika Kadajt në zgjedhjet e kaluara lokale.
