Berkim Jupa konfirmon përkrahjen në Molliq e Nivokaz
Bekim Jupa, kandidat për deputetë në amblenë komunale të Gjakovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka vazhduar edhe të shtunën fushatën, duke takuar shumë qytetarë, të cilët po i ofrojnë përkrahje të madhe atij.
Në orët e vona të mbrëmbjes, Jupa ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit tij të lindjes, Molliq dhe fshatit Nivokaz, ku ka konfirmuar përkrahjen e pa rezervë të tyre. “Pritje madhështore në vendlindjen time në Molliq , ku mora përkrahje të fuqishme për kandidimin tim për Asamble Komunale në Gjakovë.
Njeherësh u zotova para tyre se do të jem në shërbim të tyre dhe të Komunës së Gjakovës për një mirëqenie dhe qeveri lokale llogaridhënëse para qytetarëve” ka shkruar Jupa në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.
Po ashtu, pakë minuta më vonë ai ka postuar edhe një status tjetër ku ka faliminderuar për mikëpritjen dhe përkrahjen edhe banorët e fshatit Nivokaz.
“Mikëpritje e ngrohtë dhe përkrahje e fuqishme në fshatin Nivokaz për kandidaturën time për Asamble Komunale në Gjakovë” ka shkruar Jupa. Gjithmonë në krah të Jupës, por edhe të gjithë kandidatevë tjerë për asamble komunale nga kjo parti, është duke qëndruar edhe kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, njëherit deputeti i Kuvendit të Kosovës Hajdar Beqa.
Përndryshe prej kohës kur Beqa drejton degën e PDK-së në këtë qytet, është rritur dukshëm përqidja e qytetarëve që përkrahin Partinë Demokratike të Kosovës (A.S)
