Sherifi: Nisma për Kosovën do jetë befasia e këtyre zgjedhjeve

Zgjedhjet lokale 2017 October 09, 2017 - 21:38

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka thënë se ashtu siç ishte në zgjedhjet e kaluara, Nisma për Kosovën do të jetë befasi edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Sherifi ka thënë se fakti që Nisma po merr pjesë me kandidatë në të gjitha komunat tregon potencialin e madh të kësaj partie.

“Nisma për herë të parë hynë në zgjedhje lokale në të gjitha komunat e Kosovës. Kjo konfirmon potencialin e Nismës për Kosovën. Si në rrafshin e kandidatëve për kryetar komunash, ashtu edhe për asambletë komunale”, ka thënë Sherifi në Klan Kosova.

“Kemi oferta serioze për shumë komuna; Prizreni, Drenasi, Malisheva dhe shumë komuna të tjera. Nisma për Kosvoën do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve”.

Të rekomanduara