Gruaja e Sami Kurteshit i shkruan letër Jeta Xharrës, ja pse

Zgjedhjet lokale 2017 October 10, 2017 - 20:41

Sami Kurteshi është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit.

Ai po merr pjesë në emisionin “DebatPernime”, i cili po transmetohet në RTV21.

Gruaja e tij nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë emision, por i ka dërguar një letër gazetares Jeta Xharra.

“Të flasim për pronën tuaj, meqë gruaja na ka dërguar letër dhe na ka treguar se nuk do të marrë pjesë në emision”, i tha Xharra Kurteshit.

Më pas, kandidati i Vetëvendosjes për Gjilanin tha se nuk kanë prona të paluajtshme, teksa bëri të ditur se vetura e tij është në emër të tij, ndërsa gruaja e tij posedon një biznes.

Të rekomanduara