Përplasen Shpend Ahmeti e Arbër Vllahiu: Ulu në tokë e jepi këmbëve

Zgjedhjet lokale 2017 October 10, 2017 - 21:52

Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Arbër Vllahiu i ka thënë kryetarit aktual të Prishtinës nga LVV-ja, Shpend Ahmetit që të ulet në tokë, e jo t’i japë krahë Prishtinës.

“Bërllokun e ki deri në fyt. Nuk e ke maru as 1 shkollë, as 1 çerdhe. Qytetarët e Prishtinës shkojnë në QKUK, jo QKMF. Në vend të krahëve, jepi më pak më shumë këmbëve. Keni uzurpuar hapësirat publike”, i tha Vllahiu Ahmetit në “Magazinën Zgjedhore.

Iu kundërpërgjigj menjëherë Ahmeti, i cili e quajti cinik Vllahiun.

“Nuk të kom njoft si cinik. Nuk mundesh me cinizëm me fitu Prishtinën. Ne mundemi me bashkëpunu, por jo me të pavërteta e jo me sulme”, i tha Ahmeti.

Të rekomanduara