Ahmeti i kundërpërgjigjet Vllahiut: Prishtina nuk fitohet me cinizëm

Zgjedhjet lokale 2017 October 10, 2017 - 22:01

Kandidati për kryetar të Prishtinës, kandidat edhe për një mandat, Shpend Ahmeti, ka thënë se ka katër prioritete kryesore të cilat synon t’i realizojë në mandatin e ardhshëm, nëse fiton.

Ai ka pasur edhe një debat të shkurtër me kandidatin për kryetar nga radhët e AAK-së, Arbër Vllahiu, i cili ka ironizuar me slloganin Jepi krahë Prishtinës, si dhe lidhur me punët që ka bërë në katër vjetët e tij në qeverisje, njofton Klan Kosova.

“Programi ynë është tepër i qartë: Prishtina qytet në cdo lagje. Ne kësaj radhe e kërkojmë votën edhe për Kuvend Komunal, sepse na duhet që të mos kemi probleme. Kemi katër superprioritete: pastërtia e qytetit, mobiliteti, ndërtimi i parqeve – çdo vit nga katër, strehimi i 250 familjeve”.

“Arbër(i drejtohet Arbër Vllahiut) gara nuk fitohet me cinizëm. Prishtina nuk fitohet me cinizëm. Nuk të kam njohur për cinik dhe nuk dua që diskutimin ta zhvilloj në këtë nivel”.

Të rekomanduara