Përplasen Ahmeti e Abrashi për buxhet dhe banesat sociale

Zgjedhjet lokale 2017 October 10, 2017 - 22:13

Arban Abrashi nga LDK-ja pati kritika për qeverisjen e Shpend Ahmetit duke thënë që rreth 80 milionë euro janë të humbura brenda katër vjetësh nga buxheti i kësaj komune.

Këtë kategorikisht e ka mohuar kryetari aktual i kryeqytetit Ahmeti, përderisa ka thënë që mbetja më e madhe e buxhetit ishte rreth 60 milionë, kur edhe e ka marrë mandatin.

Tutje Abrashi ka akuzuar Ahmetin që e ka vonuar shpërndarjen e banesave sociale.

“Sa i përket banesave sociale, është e padrejte të luhet me ndjenja të njerëzve. Dy blloqe të banesave që kanë qenë të gatshme prej 2014-ës nuk janë shpërnda deri një muaj para zgjedhjeve” deklaroi Abrashi, njofton Klan Kosova.

E Ahmeti pati akuza për ndarjen e banesave për punëtorët, drejtorët dhe asambleistët e komunës, gjatë qeverisjes së LDK-së.

Të rekomanduara