Ahmeti-Çelajt: A po më kërcënon si zëvendësministër i Drejtësisë a?

Zgjedhjet lokale 2017 October 10, 2017 - 22:53

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj ka akuzuar kryetarin aktual të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin se janë hap çerdhe me bazë në komunitet pa tender.

Në “Magazinën Lokale” në Klan Kosova, Çelaj i tha Ahmetit se do të japë përgjegjësi para drejtësisë.

I menjëhershëm ishte reagimi i Ahmetit.

“A pom kërcënon si zëvendësministër i Drejtësisë a? Më keni kërcënuar mjaft, nuk është problem”, i tha Ahmeti.

Çelaj kishte qenë zëvendësministër i Drejtësisë, por kishte dhënë dorëheqje në mars të këtij viti, pasi kishte thënë se do të angazhohet më shumë në garën për Prishtinën. 

Të rekomanduara