Hyseni: Gratë në vendimmarrje në bazë të meritokracisë dhe profesionalizmit

Zgjedhjet lokale 2017 October 10, 2017 - 23:26

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, në një takim madhështor me gratë e kësaj komune, shpalosi ofertën për gratë, duke thënë se oferta e tij dhe ekipit të tij është ofertë për mundësi të reja të gjeneratave të reja dhe të të gjithë qytetarëve, ofertë për zhvillim dhe jetë të dinjitetshme.

Hyseni tha se ndër prioritet kryesore, me vëmendje të plotë është fusha e punësimit të grave dhe të të rinjëve.

“Këtë do ta bëjmë duke aplikuar skema mbështetëse për biznese të reja që do të hapin ato, krijim të lehtësirave në taksa komunale për të gratë.

Poashtu për studentët do të fillojmë zbatimin e një programi të punës praktike dhe asaj vullnetare me qëllim që ajo t’u njihet si përvojë e punës e cila do t’u ndihmojë shumë lehtë të gjejnë punën pas diplomimit."-Hajredin Hyseni.

Ai gjithashu tha se nën qeverisjen e tij qendrat kryesore të mjekësisë primare do të jenë në shërbim të qytetarëve përgjatë 24 orëve, si dhe me angazhimin edhe të dy gjinekologëve, shërbimi i maternitetit në komunën e Podujevës, do të bëhet funksional gjatë 24 orëve.

Hyseni në këtë takim tha se angazhimi i grave në vendimmarrje, nën qeverisjen e tij do të bëhet në bazë të meritokracisë dhe profesionalizmit, duke thënë se në komunën tonë ka gra me vlera dhe të zonja.

Të rekomanduara