Albin Kurti ka një porosi për 'politikanët e vjetër"

Zgjedhjet lokale 2017 October 12, 2017 - 23:04

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti ka qenë i pranishëm në komunën e Podujës për t’i dhënë mbështetje kandidatit të kësaj partie, Ajet Potera për kryetar.

Fjalimi i Kurtit është ndërprerë disa herë radhazi me duartrokitjet e qytetarëve.

Kurti ka tëhnë se në këtë komunë nuk do të fitojnë as kundër PDK-së e as LDK-së, ai ka thënë se VV do të fitojë për qytetarin e Podujevës, për Llapin e për Kosovën.

“Ne nuk do të fitojmë as kundër PDK-së e as kundër LDK-së, por do të fitojmë për qytetarin e Podujevës, për Llapin e për Kosovën. Qeverisja e Ajet Poterës nuk do të jetë qeverisje as e inatit e as e hakmarrjes, por do të jetë qeverisje me transparencë”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit të tij, transmeton Indeksonline.

Kurti njëherit ka thënë se politikanët e moqëm duhet të pensionohen e politikanët e rinjë duhet të punësohen.

Kurti ka thënë se kandidati Potera është njeriu i duhur për të udhëhëqur me këtë komunë.

Sipas tij, me Podujevën në krye me Poterën, Llapin do ta bëjnë zonë operative të Prishtinës.

“Ajet Potera është edhe njeri i luftës edhe njeri i paqes. Potera është njeri i luftës në luftë e i paqes në paqe. Ju e dini se në luftën e viteve 1998-1999. Prishtina ka qenë zona operative e Llapit, e tash në paqe LVV në krye me Ajet Poterën do ta bëjë Llapin zonë operative të Prishtinës. Fitoren në Prishtinë të . Shpend Ahmetit do ta zgjerojmë edhe këtu në Besianë me Ajet Poterën.”, ka theksuar Kurti.

Ai është shprehur i bindur se VV do ta fitojë edhe këtë komunë.  

“Na ndajnë saktësisht edhe 10 ditë deir te dita e zgjedhjeve, e diela e 22 tetorit. Të gjithë ju vullnetarë që keni punuar ditë e natë, unë iu falënderohem nga zemra dhe do t’iu kem gjithmonë në zemër. Por si keni punuar e po punoni drejt 22 tetorit në orët e mbrëmjes përafërisht në këtë orë si osnte saktësisht pas 10 ditëve iu që keni organizuar tubime duhet ta organizoni festën e fitores së Ajet Poterës dhe asambleistëve këtu në Besianë. “, ka theksuar Kurti. /Indeksonline/ 

Të rekomanduara