Ngjarjet kryesore të ditës së sotme në Kosovë

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme në Kosovë

Aktuale May 21, 2019 - 07:52
Lexo Detajet

Ngjarjet e datës 21 maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen. (Zyra e KQZ-së, ora 09:00)

Shoqata e grave në luftë të kancerit të gjirit në rrafsh të Dukagjinit, dorëzon peticion në Kuvendin e Kosovës. (Ora 09:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton lidhur e çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 302, ora 10:00)

Prezantohet raporti “Kuota gjinore në bordet e korporatave në Kosovë”. (Europe House, ora 10:00)

Mbahet konferenca “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri”. (Hotel “Tirana International”, ora 10:30)

Mbahet debati “Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së”.  (Kuvendi Komunal i Kamenicës, ora 10:30)

Mbahet seancë në përkujtim të 20 vjetorit të Masakrës në Burgun e Dubravës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Prizren, Podujevë, Shtërpcë, Obiliq dhe Novobërdë. (Kabineti i ministrit Matoshi, ora 11:00)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal voton vendimin e Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 10, ora 12:00)

Mbahet promovimi i katër librave të profesorëve  të Fakultetit të Edukimit. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Mandate. (Kuvendi i Kosovës, Salla C203, ora 13:00)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 303, ora 13:00)

Zhvillohet aktiviteti “Baballarët suedezë dhe kosovarë”. (Kompania “Baruti” në Prishtinë, ora 14:00)

Oda e Avokatëve të Kosovës organizon tryezën “Përmirësimi i garancive procedurale në procedurën e mbrojtjes penale lidhur me pastrimin e parasë, sekuestrimin dhe ngrirjes së pasurisë në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, ora 15:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merrë pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë, komuna e Kamenicës. (Fshati Topanicë, Rruga Crep – Kamenicë, ora 15:00)

Mbahet Akademi përkujtimore për të rënët në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, ora 16:00)