Korridori ballkanik, lidhja me trafikimin e heroinës nga Afganistani nëpër Turqi, në Ballkan e drejt BE-së
Foto: Laura Hasani

Korridori ballkanik, lidhja me trafikimin e heroinës nga Afganistani nëpër Turqi, në Ballkan e drejt BE-së

Aktuale maj 21, 2019 - 09:10
Lexo Detajet

Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ka publikuar raportin mbi funksionimin e grupeve kriminale që kontrollojnë një korridor, i cili shfrytëzohet për trafikimin e qenieve njerëzore, drogës, armëve, cigareve, makinave etj. Këtë raport do të mund ta lexoni në dy vazhdime në gazetën “Zëri”, ku flitet për grupet kriminale në vend, si dhe në pesë shtetet tjera të Ballkanit, shkruan gazeta "Zëri".

Raporti thekson se pozita gjeografike e Ballkanit Perëndimor e bën atë shumë joshës për trafikimin e njerëzve, drogës e armëve.

Ky rajon është ngjitur me Bashkimin Evropian dhe gjendet midis prodhuesit më të madh në botë të opiumit (Afganistanit) dhe tregjeve më të mëdha të heroinës (Evropës Perëndimore).

LEXO EDHE: Korridori i krimit të organizuar në Ballkan

Sipas këtij raporti, rajoni i Ballkanit Perëndimor po kthehet gjithnjë e më shumë edhe në një pikë hyrjeje për kokainën, si dhe një vend ku pastrohen paratë që vijnë nga aktivitete kriminale. “Nëpër këtë rajon kalon edhe korridori i kalimit të paligjshëm të njerëzve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut drejt Bashkimit Evropian, si emigrantë që largohen nga zonat e konfliktit ose si viktima të trafikut njerëzor. Po kështu është edhe nyje kryesore për trafikimin e armëve”, potencohet mes të tjerash në raport.

I ashtuquajturi korridori ballkanik, sipas raportit, përmendet më shumë në lidhje me trafikimin e heroinës nga Afganistani, nëpër Turqi dhe në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Në numrin e nesërm:

Veriu i Kosovës, profili i një zone problematike

Kush e kontrollon veriun e Kosovës?

Etj.

Image

Në raportin e Iniciativës Globale potencohet se heroina kalon nga Turqia në drejtim të Bullgarisë ose Greqisë dhe më pas lëviz nëpër Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi. “Heroina më tej drejtohet për në veri, nëpër të ashtuquajturin korridori i Evropës Qendrore: nëpër Hungari, Sllovaki, Austri dhe Zvicër. Heroina trafikohet edhe në Itali, duke kaluar nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, nëpërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi”, bëhet e ditur në raport.