Princi Leka reagon për ftesën e Speciales për Haradinajn

Princi Leka reagon për ftesën e Speciales për Haradinajn

Aktuale korrik 21, 2019 - 14:34
Lexo Detajet

Princi Leka ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se krenohet me Haradinajn dhe i është rritur ndjenja e përgjegjësisë për detyrimet që ka çdo shqiptar për atdheun dhe kombin e tij.

“Si gjithnjë trimëria dhe guximi ka qenë dhe është tipari më dallues i familjes Haradinaj dhe kur bashkohen me mençurinë i japin asaj përmasa kombëtare, madje edhe më gjerë, duke u bërë shembull frymëzimi për gjithë politikanët shqiptarë kudo që ata ndodhen. Krenohemi me ty Ramush dhe na rrit ndjenjën e përgjegjësisë për detyrimet që ka çdo shqiptar për Atdheun dhe kombin e tij”, ka thënë ai, në një njoftim për media.