Deputetja e LDK-së del hapur kundër koalicionit parazgjedhor me VV-në

Deputetja e LDK-së del hapur kundër koalicionit parazgjedhor me VV-në

Aktuale gusht 21, 2019 - 19:41
Lexo Detajet

Që nga dorëheqja e Haradinajt nga posti i kryeministrit në skenën politike filloi kalkulimi i koalicioneve.

Më i përfoluri është ai në kampin opozitar mes LDK-së  dhe VV-së.

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri në një intervistë për Gazeta Blic ka theksuar se LDK është më mirë të shkojë e vetme në zgjedhje.

Gaxherri nuk preferon që të ketë një koalicion parazgjedhor LDK-LVV për disa arsye.

“LDK do të ishte më mire të shkonte në zgjedhje vetëm, kjo do të ishte ideale, sepse vetëm në këtë formë ne do të jemi kompetent për të marrë përgjegjësinë për të bërë koalicionin me numrat e mjaftueshëm edhe për të shkuar tutje. Nëse ne bashkohemi para zgjedhjeve, votat do të shpërndahen . Elektorati I LDK-së mund të votojë deputetët e Vetëvendosjes dhe nesër Vetëvendosje mund të thotë kam deputetë më shumë edhe nëse është votuar nga LDK-ja. Prandaj është dasht me shku si subjekte të ndara dhe pas zgjedhjeve të ulemi edhe të bisedojmë por në zgjedhje është dasht te shkohet vetëm “  ka thënë Gaxherri për Gazeta Blic.

Gaxherri ka theksuar  se të premten do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm dhe aty do të mbahen edhe disa qëndrime.

“Të premten do të do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm dhe aty do të mbahen edhe disa qëndrime edhe pse nuk e kemi në rend të ditës me bisedu për koalicionet. Eshte mirë që subjektet e mëdha politike të dalin vetëm para elektoratit, ata që vlerëson populli që është i pari ai duhet me ai marrë përgjegjësitë” ka thënë deputetja e LDK-së.

Ndërsa kryetari i LDK-së Isa Mustafa është shprehur se në asnjë rrethanë nuk e negociojnë postin e kryeministrit me VV-në.

“Ne nuk shkojmë në koalicion parazgjedhor duke hequr dorë nga pozita e kryeministrit, ne në këtë pozita që jemi nuk e lejmë postin e kryeministrit. Me zotin Kurti se kam diskutuar asnjëherë postin e kryeministrit dhe të gjithë ata që duan të bashkëpunojnë me LDK-në duhet ta respektojnë LDK-në” ka thënë kryetari i LDK-së Isa Mustafa.