"Premtimi" i Daut Haradinajt: Çakorri dhe Kulla kanë me qenë të Kosovës

Aktuale August 22, 2019 - 22:29
Lexo Detajet

Ish-deputeti i AAK-së Daut Haradinaj është përplasur me analistët për çështjen e Kullës dhe Çakorrit.

Hardinaj ka treguar se vazhdimisht ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe është zotuar se kjo pjesë do t'i përkasë Kosovës.

“Çakorri dhe Kulla kanë me qenë të Kosovës. Disa here kam shku tek deputetët e LDK-së për ta përmirësuar marrëveshjen për Kullën dhe Çakorrin . Ka gatishmëri nga të dyja palët pra nga Kosova dhe Mali i Zi për dakordimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Haradinaj.

Edhe sekretari organizativ i PSD-së Dardan Molliqaj ka theksuar se kjo çështje do të zgjidhet me vullnet të qytetarëve.

"Ne i ofrojmë siguri qytetarëve se kemi për ti quar përpara temat për të cilat na kanë votuar, përfshirë dhe çështjen e Çakorrit dhe Kullës . Nëse votohet koalicioni AAK-PSD kjo çështje do të zgjedhet vetëm në përputhje me vullnetin e qytetarëve", ka thënë Molliqaj.