Ndryshime të temperaturave në Kosovë

Ndryshime të temperaturave në Kosovë

Aktuale gusht 23, 2019 - 08:05
Lexoni detajet

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe me vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pas dite, në pjesën qendrore, veriperëndimore dhe jugore do të sjellin reshje afatshkurta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat mbesin të ngjashme në të dy vlerat ekstreme, ku minimalja do të jetë 12 gradë Celsius ndërkaq maksimalja do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Java tjetër pritet me kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura dhe herë-herë të përcjellura me reshje shiu, por në fushat termike nuk priten rënie të theksuara të temperaturave, ato do ti ruajnë vlerat e larta deri në fund të muajit.