Ahmeti ka një ofertë për VV-në

Ahmeti ka një ofertë për VV-në

Aktuale September 13, 2019 - 18:03
Detajet

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të bashkohen në luftë kundër korrupsionit.

Ahmeti në DPT ka thënë se është i gatshëm të ulet me VV-në kundër PDK-së.

“Jam i gatshëm të ulem me VV-në që ta luftojmë korrupsionin dhe PDK-në. Lërini sulmet për PSD-në, nëse e keni armik PSD më shumë sesa PDK-në, vazhdoni”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka thënë se partia e tij merr qëndrime dhe qëndrojnë prapa tyre.

“Përgjegjësistë dhe pasojat i mbajë unë”, ka shtuar ai.