“Mu kujtua koha e luftës”, kosovari rrëfen tmerrin që përjetoi nga tërmetet në Shqipëri

“Mu kujtua koha e luftës”, kosovari rrëfen tmerrin që përjetoi nga tërmetet në Shqipëri

Aktuale September 21, 2019 - 20:41
Detajet

Tërmetet e njëpasnjëshme në Shqipëri kanë shkaktuar frikë dhe panik të madhe tek njerëzit.

Një kosovar që jeton në Tiranë, Agi Haxhimurati, ka rrëfyer përmes një postimi në Facebook tmerrin që ka përjetuar në momentin e tërmetit.

Ai thotë se për aq kohë sa ka jetuar në Shqipëri, ky ka qenë tërmeti më i fortë ndonjëherë.

Thotë se ia kujtonte pamjet e luftës në Kosovë, që ai i kishte përjetuar si fëmijë.

Postimi i tij:

Per te gjithe familjaret dhe miqte e mi ne Kosove ju lajmeroj se kemi shpetu fatmiresisht shume mire nga termeti i fundit ne Tirane . Ju falenderoj shume per mesazhe dhe thirrje.

Per 8 vite sa jetoj ketu ky ka qene termeti me i forte qe e kam perjetu ne jeten time. Me shkalle inteziteti 7.5 balle. Paniku e piskamat e femijeve qe qanin ne rruge jo qe nuk mi kujtonte pamjet e luftes qe i kam perjetu si femije ne Kosove. Ishte tmerr!