KQZ shpalli rezultatin e zgjedhjeve, LDK tregon si do të veprojë tani për koalicionin me VV-në!

KQZ shpalli rezultatin e zgjedhjeve, LDK tregon si do të veprojë tani për koalicionin me VV-në!

Aktuale nëntor 07, 2019 - 12:13
Lexoni detajet!

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të hezitojë për të konkretizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, i tha “Gazeta Blic” se nuk do të arrijnë marrëveshje koalicioni me VV pa u bërë certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, i cili pritet të ndodh brenda muajit të ardhshëm, raporton GazetaBlic.

“KQZ sot bëri shpalljen e rezultateve preliminare të zgjedhjeve, por ky rezultat edhe mund të ndryshoj. Znj. Valdete Daka deklaroi se certifikimi i zgjedhjeve mund të bëhet në dhjetor, kështu që ne akoma jemi në pritje të certifikimit të zgjedhjeve të për të vazhduar më pas me hapat tjerë”, deklaroi Mustafa.

Ai po ashtu konfirmoi se takim mes LDK-së dhe VV-së do të ketë sot në orët e pasditës, por sipas tij ai nuk është më tepër se sa takimet tjera rutinore të zhvilluara deri më tani, në kuadër të negociatave për bashkëqeverisje.

Ndryshe, bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, LDK renditet e dyta pas LVV-së e cila ka arritur të sigurojë 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës, apo 3 deputetë më shumë se sa LDK-ja.