Komandanti D’Addari përfundon detyrën: Do të më marrë malli për Kosovën
Foto: Laura Hasani

Komandanti D’Addari përfundon detyrën: Do të më marrë malli për Kosovën

Aktuale November 19, 2019 - 10:49
Lexoni detajet!

Sot në Prishtinë është ndërruar komandanti i KFOR-it. Pasuesi i D-ADdarios është italiani Michael Risi i cili tani do të jetë gjenerali i përgjithshëm i KFOR-it në Kosovë, raporton “Zeri.info”.

Në fjalën e tij gjenerali i deritanishëm i KFOR-it, Lorando D’Addario tha se ndihet krenar për punën e tij në Kosovë ndonëse u shpreh se tani ai do të jetë pjesë e së kaluarës së KFOR-it.

“T’i bashkohen Forcës, këtë herë si Komandant i saj ishte nder i madh, përvojë e mirë dhe punë jashtëzakonisht e rëndësishme. Do tu jem përgjithmonë mirënjohës autoriteteve të mia kombëtare që më përzgjodhën për këtë pozitë”, ka thënë D’Addario.

Ai kujtoi edhe kur për herë te parë erdhi në Kosovë në vitin 1999 si oficer i ri i shtabit. Sipas tij tani ndërrimi i komandës së NATO-së shënon ripërtëritjen e përkushtimit të NATO-së në Kosovë.

“Ndërrimi i komandës shënon ripërtëritjen e përkushtimit të kombeve tona dhe të NATO-se ne Kosovë. Ne i shohim rezultatet e kontributit ushtarak në përparimin e përditshëm që e shohim në shoqëri dhe në institucionet e saj”, tha me tutje ish-gjenerali i KFOR-it në Kosovë.

D’Addario nuk harroi që t'i përshëndes edhe aleatët dhe bashkëpunëtorët e tij për besimin e dhënë, teksa bëri të ditur që misioni i KFOR-it në Kosovë do të vazhdojë.

“Popullit të Kosovës me dashuri i uroj më të mirat. KFOR-i do të vazhdojë t’iu shërbejë, paanshëm dhe me pasion, në rrugën e përparimit enorm të arritur deri më tani. Pata kënaqësinë të ecja me ju në këtë udhëtim dhe ju uroj të gjithëve suksese e prosperitet dhe të ardhme që e meritoni. Do t’më merr malli për ju”, përfundoi D’Addario./Zëri