Vuçiq i përgjigjet Palmerit rreth Kosovës

Vuçiq i përgjigjet Palmerit rreth Kosovës

Aktuale dhjetor 05, 2019 - 14:16
Detajet

Ne nuk kemi nevojë për njohjen e Prishtinës, unë pres normalizim, por Prishtina pengon bisedimet dhe dialogun.

Kështu tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq me ç`rast shtoi se Beogradi është gjithmonë i gatshëm të vazhdojë bisedimet me Kosovën sa më shpejt që të hiqet taksa.

Kësisoj ai komentoi deklaratën e Matthew Palmer se SHBA dëshiron të shohë një normalizim të plotë të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, të cilat saktësoi Palmer, do të thoshte njohje e ndërsjellë.