Në Skenderaj konfiskohet mish i pasigurt për konsumatorët

Në Skenderaj konfiskohet mish i pasigurt për konsumatorët

Aktuale December 05, 2019 - 16:40
Detaje

Inspektorët në Komunën e Skenderajt, kanë konfiskuar mish të dyshimtë për konsumatorët.

Në njoftimin e Komunës, thuhet se Inspektorët komunalë, kanë kryer një kontroll rutinë në marketet e Komunës së Skenderajt, ku kanë hasur në produkte të mishit pa deklaracion (jo të sigurta për konsumatorin), përkatësisht në “Viva Fresh Store”, ku pastaj është konfiskuar malli dhe është bërë asgjësimi i tij, transmeton Zëri.info

Ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore.

Komuna e Skenderajt bënë apel te pronarët e marketeve që shesin gjëra ushqimore, të jenë të kujdesshëm me produktet që shesin, kurse nga qytetarët kërkon bashkëpunim për të raportuar rastet e tilla.

Image
Image