Deputeti i Vetëvendosjes: Këtë javë nënshkruhet koalicioni me LDK-në

Deputeti i Vetëvendosjes: Këtë javë nënshkruhet koalicioni me LDK-në

Aktuale December 09, 2019 - 16:18
Detajet

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati pas regjistrimit si deputet në Kuvend të Kosovës ka folur edhe për marrëveshjen VV – LDK.

Para gazetarëve, Murati ka thënë se gjatë kësaj jave pritet që të bëhet nënshkrimi i koalicionit në mes të dy partive.

“Gjatë kësaj jave pritet nënshkrimi i koalicionit”, tha shkurtimisht Murati, raporton T7.

Kujtojmë që sot janë bërë një javë prej takimit në nivel të liderëve në mes të LDK-së e Lëvizjes Vetëvendosje.

Edhe pse të hënën që lamë pas ishte thënë se do të nënshkruhej marrëveshja në mes të dy partive, hesapet ndryshuan kur në tavolinë të diskutimit u vendos pozita e presidentit që do të pasojë Hashim Thaçin.

Nga partitë nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojnë diskutimet, veçse është thënë se do të bashkëpunojnë për të finalizuar marrëveshjen.