Vuçiq i përgjigjet Walkerit, e mohon sërish masakren e Reçakut

Vuçiq i përgjigjet Walkerit, e mohon sërish masakren e Reçakut

Aktuale janar 14, 2020 - 15:51
Vuçiq në kundërpërgjigje tha se Walker sot nuk mund të falsifikojë gjëra, ashtu siç sipas tij ai ka bërë në vitin 1999.

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker po qëndron në Kosovë.

Ai ka zhvilluar takime me zyrtarë politik në Kosovë, në përpjekje për krijimin e një atmosfere dhe situate për krijimin e qeverisë së re.

E kjo siç duket i ka penguar presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Ai para mediave sot deklaroi se nuk është punë e Walkerit të krijojë qeverinë në Kosovë, apo të ndërhyjë për këtë.

“William nuk është punë e jotja”, tha Vuçiq duke iu përgjigjur gazetarëve për veprimet e Walkerit.

E Vuçiq pati një përgjigje edhe për deklaratatat e Walkerit, që për presidentin aktual të Serbisë thoshte se është i ngjashëm me ish-diktatorin serb, Slobodan Millosheviq.

“Por, 21 vjet pas, presidenti i Serbisë ende të flasë ashtu… ai e di të vërtetën që ndodhi Recak. Besoj se ishte ministër i informimit apo diçka e tillë në kohën e Millosheviqit. Pra, ai është politikan i llojit të Millosheviqit”, tha Walker.

Vuçiq në kundërpërgjigje tha se Walker sot nuk mund të falsifikojë gjëra, ashtu siç sipas tij ai ka bërë në vitin 1999.

“Sot, Serbia nuk është një grusht i tërshërës që mund ta falsifikoni, siç keni bërë në vitin 1999. Ajo që keni bërë në 1999, keni bërë, nuk është më koha juaj, William,” tha tutje Vuçiq.

Walker po qëndron në Kosovë në prag të 21 vjetorit të masakrës së Reçakut.

Ai ishte ndër njerëzit kryesorë që bashkësia ndërkombëtare ktheu kokën nga gjenocidi që po ndodhte në Kosovë nga forcat paramilitare serbe.