Vetëvendosje: Sot nuk u arrit marrëveshja, nesër takohemi sërish bashkë me amabadorët e Quint-it

Vetëvendosje: Sot nuk u arrit marrëveshja, nesër takohemi sërish bashkë me amabadorët e Quint-it

Aktuale January 27, 2020 - 20:03

Në një takim të mbajtur sot që ka zgjatur rreth 2 orë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë arritur të pajtohen për bashkëqeverisje.

Vetëvendosje, ka njoftuar zyrtarisht se në takimin e sotëm me LDK-në nuk kanë arritur marrëveshje, ndërsa palët janë pajtuar që të takohen edhe nesër, ku do të jenë të pranishëm edhe ambasadorët e shteteve të Quint-it dhe shefi i BE-së, transmeton Zëri.info

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Khëanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës./ZERI