Abott e Held deklarohen shkurt pas takimit me VV-në
Foto: Laura Hasani

Abott e Held deklarohen shkurt pas takimit me VV-në

Aktuale January 28, 2020 - 20:35

Pas takimit dy orësh me LDK-në dhe VV-në janë deklaruar shkurtimisht ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott dhe ai gjerman Christian Heldt raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast Abott para gazetarëve tha se ai edhe ambasada të cilën e përfaqëson nuk dhanë këshilla, por që do t’i dëgjojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. “Ne assesi nuk japim këshilla, do t’i dëgjojmë qytetarët e Kosovës”, theksoi Abott.

Në anën tjetër ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Held deklaroi se në këtë takim ishin vetëm për të dëgjuar.

Kujtojmë se lideri i LDK-së dhe ai i VV-së, janë ende në takimin i cili ka filluar që nga ora 17:00. Nuk dihet ende nëse dy liderët do të dalin me marrëveshjen e koalicionit, apo do ti ndajnë përfundimisht rrugët e tyre/ZERI