Dështon edhe tentativa e sotme për koalicion, flet Isa Mustafa
Foto: Laura Hasani

Dështon edhe tentativa e sotme për koalicion, flet Isa Mustafa

Aktuale January 28, 2020 - 20:47

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar për takimin e sotëm me VV-në dhe shtetet e Quint-it, me c’rast konfirmoi se edhe sot dështoi iniciativa për formimin e qeverisë së re, raporton “zëri.info”.

Mustafa theksoi ndër të tjera se ai dhe partia e tij i qëndrojnë pas ofertës së bërë ditë më parë, ku e kërkojnë pozitën e kryeparlamentarit.

“Ne biseduam me VV-në për mundësinë e një koalicioni qeverisës. Imformuiam edhe ambasadorët e Quinitit sepse ata kishin për qëllim jo ndërmjetësimin dhe ndikimin në procesin e marrëveshjes. Si ldk jemi të bindur se zgjidhja që e kemi ofruar së fundmi i kontrbon marrëveshjes qeverisëse që balancon mbi suazat e votave dhe besimit të qytetarëve dhe u shprehëm se mbesim të hapur nëse LVV si parti e parë i pranon kushtet e tona. Ne në cdo moment jemi të gatshëm të lidhim marrëveshje”, tha Mustafa pas këtij takimi.ZERI