Haxhiu e konfirmon: S'ka marrëveshje, oferta e LDK-së është tallje me Kuvendin

Haxhiu e konfirmon: S'ka marrëveshje, oferta e LDK-së është tallje me Kuvendin

Aktuale January 28, 2020 - 20:54

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është deklaruar pas takimit të sotëm me shtetet e Quinti-t.

Sipas saj marrëveshja nuk është arritur shkaku i insistimit të LDK-së e cila është e papranueshme, raporton “Zëri.info”.

Ajo tutje po ashtu tha se takimet nuk kanë përfunduar dhe se kanë një javë për të finalizuar marrëveshjen.

“Natyrisht që do doja që marrëveshja është finalizuar por nuk mund ta them këtë gjë, sepse siç e dini LDK-ja po insiston në propozimin e saj të datës 8 janar, pas kësaj date ne si VV kemi dhënë edhe dy propozime të tjera por që janë refuzuar nga LDK. Sot po ashtu kemi pasur pas takimit me Quint-in, një takim me LDK-në. S'ka marrëveshje pikërisht për shkak të institmit të LDK-së, për neve kjo është e pa pranueshne, Quintin e kemi njoftuar për qëndrimet tona. Kemi parë të arsyeshme që ti japim një pasqyrë të qartë të gjendjet së deritanishme. S'mund të them që takimet kanë përfunduar sepse kemi një javë për të finalizuar marrëveshjen, nuk mund të jap garanci për formimin e koalicionit por mund të garantoj për vullnetin e VV-së për këtë proces”, deklaroi Haxhiu./ZËRI