31 vjet nga greva e minatorëve të “Trepçës”

31 vjet nga greva e minatorëve të “Trepçës”

Aktuale February 20, 2020 - 08:38

Greva e vitit 1989 ishte shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike

Greva e vitit 1989 ishte shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike Para 31 vjetëve minatorët e “Trepçës” kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu fillimin e zhbërjes së Jugosllavisë.

Kishin qenë rreth 1300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë, për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.

Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 ishte shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore, kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.