Gashi pas rrëzimit të Qeverisë: Mos u dëshpëroni, shteti do të bëhet

Gashi pas rrëzimit të Qeverisë: Mos u dëshpëroni, shteti do të bëhet

Aktuale March 26, 2020 - 12:08

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti. Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se kjo qeveri u rrëzua me mocionin e mosbesimit të organizuar nga persona që e zhvatën shtetin për 20 vite, përcjell “Zëri.info”.
Sipas tij emrat e deputetëve që votuan pro këtij mocioni do të kujtohen si ata që e mbytën shpresën e popullit. 

Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë!
Ne kete kohe te veshtirë kur vendit i duhet forcë,qetësi e stabilitet qeveria me mire qe kemi pas ndonjiher qe nga paslufta , QEVERIA KURTI u rrezua me mocionin e mosbesimit te organizuar nga ata qe zhvaten shtetin per 20 vjet.
82 deputetet e Kuvendit te Republikes tone do te mbahen mend se jan ata qe po tentojn te mbysin shpresen e Popullit te Kosovës
Emrat e tyre do te mbahen gjat ne mendjen e Popullit tone.
Per qudi po kaq deputet me 03. Gusht 2015 votuan Gjykaten Speciale kunder Kosoves , kunder Popullit Shqiptare ne pergjithsi, kunder shqiptarve te Kosoves ne veqanti e posaqerisht kunder UÇK-së.
Kete athet e bene ne ermer UÇK- sê. Tani disa qe e kan te ndaluar hyrjen ne Amerik e bejen kinese ne emer te Amerikanizmit.
Gadi te gjithe deputetet qe e kan votuar Gjykaten Speciale jan Penduar.
Shume shpejt do te pendohen edhe keta deputet per voten e sotme kunder shpreses se Popullit te Kosoves .
Kunder shpreses se femijve te tanë.
Mos u deshproni , shteti do behet.
Populli ma kurre nuk do te lejoj te zhvatet siq eshte bere keto 20 vite.
Ndryshimet qe u nisen per shtetin e se drejtes me QEVERIN KURTI ma askush nuk munde ti ndal.!