Jashari: Qytetarët me asistencë sociale të qëndrojnë në shtëpi, komuna do i dërgojë tek ta pakot ushqimore

Jashari: Qytetarët me asistencë sociale të qëndrojnë në shtëpi, komuna do i dërgojë tek ta pakot ushqimore

Aktuale March 26, 2020 - 14:05

Kryetari i Skenderajit Bekim Jashari u ka bërë thirrje qytetarëve me asistencë sociale të këtij qyteti që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi që pakot ushqimore do t`i shpërndajë tek ta vet komuna, përcjell “Zëri.info”.

Njoftimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Skenderajt,

Ditëve të fundit, Qendra për Punë Sociale në Komunën tonë ka pranuar pako ushqimore nga shoqata e biznese të ndryshme për rastet sociale, pas situatës së krijuar në vend.

Për të evituar pritjen në radhë, rrezikun e përhapjes së virusit, kërkojmë nga qytetarët në asistencë sociale që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi që shpërndarja e pakova ushqimore do të bëhet tek secila familje një nga një.

Faleminderit të gjithë bamirësve për përkrahjen dhënë familjeve në nevojë.

Bashkë do t’ia dalim!