MPB-ja ka një lajm të rëndësishëm për qytetarët dhe shtetasit e huaj

MPB-ja ka një lajm të rëndësishëm për qytetarët dhe shtetasit e huaj

Aktuale March 26, 2020 - 14:45

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka njoftuar se si pasojë e situatës së krijuar me virusin Covid-19, shtetasve të huaj u është vazhduar leja e qëndrimit në Kosovës, si dhe qytetarëve të kosovës të cilëve u ka skaduar afati i leterënjoftimi, u është vazhduar i njëjti, përcjell “Zëri.info”.


Njoftimi i ministrisë:
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton qytetarët se Ud. ministri,  z. Xhelal Sveçla, ka nënshkruar vendimin ku të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës që iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit, nga pamundësia që të vazhdojnë për shkak të situatës së paraqitur me virusin Covid-19, iu vazhdohet afati i vlefshmërisë deri në shfuqizimin e këtij vendimi.
Gjithashtu, i njëjti vendim vlen për shtetasit e huaj të cilët kanë leje qëndrimin mirëpo iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë. 
Ky vendim është i bazuar në Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të pavarura, Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, Ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera./ZERI